Mot me shi, diell, vranësira dhe rrufe

08 qershor 2022 | 07:43

Në Kosovë sot do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik thuhet se një mot afërsisht i ngjashëm do të jetë deri në fundjavë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Shala Vitet e 80-ta , Kosovën e veqojnë dy…