Edhe Abazoviqi i bën thirrje Kosovës të jetë pjesë e “Ballkanit të hapur”

08 qershor 2022 | 11:30

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ripërsëritur thirrjet që edhe Kosova t’i bashkohet nismës së “Ballkanit të hapur”, duke thënë se çdo nisje që mund të sjellë progres, do ta ketë mbështetjen e Malit të Zi.

“Politikat e fundit, politikat e historisë, politikat e theksimit të konflikteve të vazhdueshme, kjo na ka mbajtur ku jemi tani. Detyra jonë është që të bëjmë diçka që ta ndryshojmë këtë”.

“Shpresojmë që nesër të jemi 6 persona, pavarësisht nga nisma apo tema”, ka thënë Abazoviqi, duke asocuar me mungesën e Kosovës në këtë nismë.

“Kur kemi liderë që shkojnë në Bruksel dhe flasin kundër njëri-tjetrit, pa qenë të aftë të rregullojnë edhe një problem të vogël, ne krijojmë kushte që të jemi sa më larg BE-së” .

“Nëse dikush mendon që vetë mund ti plotësoj të gjitha nevojat në shekullin 21, në vitin 2022, atëherë ne atij i urojmë fat, por ajo politikë nuk bën”, ka thënë Abazoviqi, duke shtuar se Ballkani Perëndimor meriton një histori që tregon të mirat tona.

“Ta rrisim besimin dhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme që të ndryshojmë të ardhmen e vendeve tona. Pres që me kryeministrin e 6-të të Kosovës, të vini në Mal të Zi dhe të bisedojmë për iniciativat e përbashkëta. Ideja e ‘Ballkanit të hapur’ nuk duhet të shihet si ide e politikanëve, kjo është një ide për qytetarët dhe bizneset”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës në Kosovë po vazhdon të rritet nga…