Kosova në Holandë për Evropianin në Beach Volley.

08 qershor 2022 | 13:46

Përfaqësuesja e Kosovës U22, femrat, udhëtoi sot drejt Bilthovenit të Holandës për Evropianin në Beach Volley.

Kontingjenti i Përfaqësues së Kosovës në grupmoshën U22, femrat, e përbërë nga dyshja e volejbollisteve Loresa Avdyli/Rinesa Hasani dhe trajneri Edon Ibrahimi u nisën në orët e hershme të mëngjesit drejt qytetit holandez ku do të marrin pjesë në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane për këtë grupmoshë sa i përket volejbollit në rërë.

Dyshja kosovare i kishte kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme para nisjes, derisa iu nënshtruan sesioneve intensive stërvitore për disa ditë. Federata e Volejbollit të Kosovë si uron fat ekipit në këtë garë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do…