Studentët e historisë dhe antropologjisë në ekspeditë studimore në Shqipëri: ALBANIA SACRA 2022 

08 qershor 2022 | 14:23

Nga: Musli Emini

Gjatë javës së kaluar dhe gjatë fundjavës 71 studentë të Fakultetit Filozofik udhëtuan drejt Shqipërisë për t’i vizituar vendet historike dhe kulturore të saj.

Studentët pjesëmarrës ishin nga Departamenti i Historisë dhe i Antropologjisë të cilët patën nderin të dëgjonin ligjërimet në teren nga profesorët si Muhamet Mala, Bujar Dugolli dhe Arsim Sinani.

Itinerari i ndjekur gjatë vizitës studimore “Albanian Sacra 2022” ishte nisja nga Prishtina drejt pikës kufitare në Kukës ku kishte ligjërata të shkurtër në karakterin e gjeografisë historike duke dhënë informacione për Drinin e Bardhë dhe për pikëpjekjen e dy Drinave të cilët bashkë rrjedhin drejt Adriatikut. Ligjëratat vazhduan  për historikun e  krahinave shqiptare rrugës për qytetin e Shkodrës.

Në qytetin e Shkodrës fillimisht morëm informacione nga profesorët për Kalanë e Shkodrës dhe pastaj vizituam Muzeun e Shkodrës me sektorin  arkeologjik dhe etnografik për të vazhduar më pas tek Fototeka Marubi. Si pjesë rekreacioni studentët pushuan në sheshin e Shkodrës dhe vazhduan drejt jugut të saj për në Lezhë ku patën rastin ta vizitojnë varrin e Heroit Kombëtar “Skenderbeut”. Nga varri i Skënderbeut shkuam në vendin e qëndresës kundrejt pushtimit osman, Kalanë e Krujës, në të cilën vizituam muzeun dhe nga pjesa e lartë e kalasë vrojtuam pozitën e mirë vendosur  gjeografike të saj. Me këtë vizitë u përmbyll edhe dita e parë.

Gjatë ditës së dytë, pika kryesore për vizitë ishte Muzeu Historik Kombëtar ku studentët u mirëpritën nga drejtori i saj Dr. Dorian Koço me një leksion për trashëgiminë kulturore, në diskutim morën pjesë edhe profesorët tanë ku falënderuan Dr. Dorian Koço për bashkëpunimin. Në hollët e Muzeut Historik Kombëtar vazhdoi vizita e monumenteve qysh nga kohët para historike deri në rënien e komunizmit në Shqipëri.

Në Tiranë vizituam Muzeun e Gjetheve ku patëm rastin të dëgjojmë të burgosurin gjatë regjimit komunist Z. Daut Gumeni. Sudentët vazhduan vizitën në “dhomat e përgjuara” të Shtëpisë me Gjethe gjersa profesori apo drejtori i ISSH Dr. Arsim Sinani nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me drejtoreshën e  muzeut Dr. Etleva Demollari.

Nga Tirana vizita vazhdoi drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit si pjesë përmbyllëse e ditës në aspektin studimor, ndërsa pjesa e rekreacionit vazhdoi në plazhin e Golemit.

Në ditën e tretë vazhduam drejt parkut arkeologjik të Apolonisë ku vizituam një mori monumentesh duke veçuar Monumentin e Agonotetëve, Teatrin Antik, Muzeun e Apolonisë, Manastirin etj.

Nga Apolonia vazhduam drejt Normales së Elbasanit dhe Muzeut Etnografik të Elbasanit për të vazhduar për drekë buzë Liqenit të Pogradecit e më pastaj drejt rrjedhës së  Drilonit dhe drejt Korçës.

Dita e katërt ishte e përqendruar në qytetin e Korçës ku së bashku me disa koleg student nga Universiteti i Korçës vizituam Muzeun Arkeologjik të Korçës me sektorët e saj, Muzeun e Gjon Milit, Mësonjëtoren e parë Shqipe, Muzeun e Artit Mesjetar etj.

Së bashkë me kolegët historian nga Universiteti i Korçës shëtitëm qytetin e bukur të Korçës dhe vizituam një nga Xhamitë më të vjetra në trojet shqiptare, Xhamia e Iljaz Mirahorit.

Pjesa e dytë  e ditës vazhdoi me karnavalet e Korçës dhe shëtitjet në sheshin e Korçës për të darkuar në restorante klasike nën tingujt e serenatave Korçare. Përveç serenatave studentët në qytetin e Korçës kishin mundësi zgjedhje të muzikës në lokalet që lëshonin zhanre të ndryshme.

Dita e pestë dhe e fundit ishte kthimi në Kosovë ku rrugës ndaluam në manastirin e Shën Naumit, Ohrin, Strugën dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë pë ta përmbyllur vizitën studimore “Albania Sacra 2022”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjala në hapje të Panairit të Librit “Prishtina 2022” Agim…