Kuvendi i OEK-ut shpall zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Odës…

08 qershor 2022 | 14:46

Sot është mbajtur Kuvendi i punës i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili edhe ka shpallur zgjedhjet e reja për mandatin 4-vjeçar për drejtuesit të rijnë të Odës Ekonomike.

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”, kryetari i Kuvendit, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj ka falënderuar kryetarin e Odës, Berat Rukiqin, sekretarin Parim Bajramin dhe të gjithë stafin për punën dhe angazhimin e tyre.

Postimi i plotë i Kurtishajt:

Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, falënderojë të gjithë anëtarët e Kuvendit të OEK -ut gjatë mandatit katër vjeçar (2018-2022) për bashkëpunimin dhe punën e bërë, gjithashtu falënderojë kryetarin Berat Rukiqi, Sekretarin Parim Bajrami dhe gjithë stafin e Odës Ekonomike të Kosovës për bashkëpunim.

Sot u mbajt Kuvendi i punës i  Odës Ekonomike të Kosovës, në mes tjerash Kuvendi i OEK-ut shpalli zgjedhjet e reja për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar!

Suksese Kuvendit të ardhshëm të Odës Ekonomike të Kosovës për zgjedhjen e organeve të reja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ua ka rikujtuar personave të…