Latifi: Synojmë rritjen e buxhetit për shëndetësinë

08 qershor 2022 | 14:51

Rritja e buxhetit për shëndetësi, funksionalizimi i sistemeve të sigurimeve shëndetësore, janë disa nga prioritetet e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Ai ka thënë se janë në rrugë të drejtë për transformimin e shëndetësisë vendore.

Duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit, Latifi ka thënë se prioritet janë duke i dhënë infrastrukturës spitalore dhe procesit të akreditimit të spitaleve.

“Ata që punojnë në kujdesin parësor kjo ministri do t’i kushtojë kujdesin më të madh të mundshëm. Gjashtë muaj kemi qenë të ngarkuar më shumë punë. Po punojmë në shumë rrugë, në çështjen e legjislacionit që i kemi gjashtë ligje. Ne nuk kemi mundësi të krijojmë qendrën e traumës sepse është shërbimi i emergjencës. Po merremi me legjislacionin dhe mirëqenien e mjekëve. Neve na duhet të fillojmë procesin e akreditimit të spitaleve. Po punojmë edhe në ndërtimin e infrastrukturës. Ne kemi obligim me u marr me shëndetësi dhe se kjo qeveri e ka bërë prioritet”, ka thënë ai.

Më tutje, Latifi ka thënë se teksa ka vizituar një klinikë në QKUK, ka vërejtur mungesë të stafit teknik.

“Rritja e buxhetit të shëndetësisë, funksionalizimi i sistemeve të sigurimeve shëndetësore, detyrimi me ligj për përdorimin e protokolleve në nivel kombëtar, janë disa nga prioritetet tona. Sot kam qenë në Onkologji dhe çdo ditë vizitojë klinika, dhe kam vërejtur se kësaj Klinike i mungon stafi teknik”, ka thënë Latifi. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur Kuvendi i punës i Odës Ekonomike të…