Deputeti Dreshaj, ministrit Latifi: Ministër kur do me ia nis punës?

08 qershor 2022 | 23:08

Të mëkurën në Komisionin për Shëndetësi ka raportuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Deputeti i AAK-së, anëtar i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj, ka theksuar se shtatë muaj që nga marrja e detyrës së Latifit si ministër, as në sherbimin terciar dhe sekondar nuk ka asnjë zhvillim më të voglin pozitiv.

“Sot, pacientët bredhin prej zyrës në zyre, pa asnjë përkujdesje dhe përgjegjësi institucionale ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punojnë me paga shumë të ulëta”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka kërkuar nga ministri Latifi që të jetë më agresiv rreth Ligjit të Pagave, pasi që deri tani nuk kemi dëgjuar asnjëherë të flasë për këtë ligj.

“Ministri duhet ta di se çdo ditë, mjekët dhe stafi shëndetësorë po e lëshojnë Kosovën. Ekziston rreziku real që vendi ynë në të ardhmen e afërt të mbes pa staf të mjaftueshëm shëndetësor”.

“Lista esenciale e paraqitur sot në dokumentin që e ofroi ministri është e pa saktë. Letra duron gjithçka por e vërteta është që sot klinicistët, QKUK-ja ku punoj unë nuk i ka medikamentet e nevojshme. Kjo është e verifikueshme fare lehtë. Ndërsa, lista e pritjes për intervenime kirgjurgjikale është e gjatë dhe nuk ka veprime konkret”, ka thënë deputeti Dreshaj.

“Ministrit i thashë: dështim në edukim, dështimin në menaxhim, dështim në sistem të pagesave dhe sigurimet shëndetësore dhe miqësisht e pyeta: Ministër kur do me ia nis punës?”, ka theksuar Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit në Komisionin për…