Amerika foli, ne duhet të reflektojmë

08 qershor 2022 | 23:57

Hajdin Abazi

Në samitin “Ballkani i hapur” që u mbajt në Ohër, Maqedoni e Veriut, sot foli Amerika.

Folën SHBA-të. Edhe me prezencë fizike edhe virtualisht. Kjo i ndryshon gjërat sepse nxjerrë në pah një kontekst të ri sa rajonal aq dhe gjeopolitik.

Nga sot, nisma “Ballkani i hapur” është ndryshe.

Deri më sot unë kam qenë skeptik për këtë nismë, jo thjesht si nismë, por për shkak të nismëtarit, A. Vuçiç, i cili prej se ka ardhur në pushtet, si edhe pararendësit e tjerë të tij, ka ndjekur politikën famëkeqe antishqiptare.

Skepticizmi im nuk ka qenë asnjëherë thjesht i aspektit ekonomik, sepse Kosova realisht është treg thuajse ose në pjesën më të madhe i Serbisë. Por,  edhe në këtë sferë, Serbia ka bllokuar shpesh mallrat e Kosovës që kishin destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Skepticizmi im buronte de facto nga politika, konkretisht nga lojërat e Serbisë me Kosovën, duke e prolonguar në pafundësi mosnjohjen e Kosovës, me çka tregonte se është vazhdues i politikës antishqiptare të programeve të shumta për shfarosjen e shqiptarëve, të cilat S. Milosheviç rendi t’i bënte realitet duke vënë shtetin në përmbushjen e objektivit për serbizimin e Kosovës, por që dështoi për shkak të rezistencës së UÇK dhe intervenimit të NATO-s për të ndalë shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga atdheu i tyre.

Duke e parë obstruksionin e A. Vuçicit në raport me Kosovën, që manifestohet konkretisht edhe përmes destruktivitetit ne dialog, me revan diplomatik anti-Kosovë,  me instrumentalizimin e serbëve të Kosovës kundër Kosovës, dhe shumë të tjera, ishin tregues se ai ishte kundër Kosovës dhe bënte çmos për ta penguar.

Prandaj, në shkrimet e mia për Ballkanin e hapur, kam nënvizuar si problem kryesor mungesën e një adrese, që të dihet se ku mund të drejtohet Kosova, në rast se Serbia do ta keqpërdorte këtë nismë, sidomos kundër Kosovës.

Përderisa nuk kishte asnjë adresa të ditur gjithnjë mbetet vend për dyshime e për mosbesim mdaj A. Vuçiç i cili është dëshmuar për politikë anti-Kosovë, nuk kish se si të mos kesh qëndrim kundër.

Përveç kësaj, duket se një hendikep politik ishte edhe moskomunikimi i kryeministrave të Kosovës e të Shqipërisë si vëllezër jo se jo po as si miq për shkëmbim informacionesh dhe ndërtim të një strategjie të përbashkët.

Mundet që nisma të ketë njëmend origjinë serbo-ruse, por që lufta ruse kundër Ukrainës i ndryshoi rrjedhat, proceset dhe gjeostrategjitë në përmasa botërore.

Kjo bën që pavarësisht se si Ballkanin e  hapur e kemi parë, vlerësuar dhe mbajtur qëndrim, tash është krijuar një situatë e re dhe ne duhet të reflektojmë konform saj.

Cila është kjo rrerhanë e re?

Ambasadori amerikan në Beograd  Christopher Hill ishte prezent fizikisht në Samitin e  Ohrit, dhe ky ishte tregues i qartë.

Për më tepër, edhe i ngarkuari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, përmes video-mesazhit, e artikuloi qëndrimin amerikan.

Ai tha: “SHBA përkrahë iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, duke e elaboruar karakterin e saj, apeloi se: “Duhet të përfshihen të gjitha shtetet në nivel të njëjtë”.

Dhe, krejt ne fund, deklaroi: “Ju mund të mbështeteni tek ne…”

Dhe zoti G. Escobar nuk foli në emër personal, as si ligjërues, as si analist, por si burrshtetas amerikan, foli pra në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për mua dhe ata që na ka munguar qëndrimi i hapur amerikan, kjo paraqitje e z. Escobar përbën një kthesë që, në artin skenik, quhet “kthesë dramatike”, domethënë një ndryshim i kahjes që e ndryshon rrjedhën, zhvillimin dhe procesin.

Ajo që mungonte, tash u bë e qartë.

Pas kësaj, unë reflektova.

Aty ku janë SHBA-të Kosova dujet të ndjehet e sigirtë.

Ky është momenti i kthesës edhe për Kosovën, sipas këndvështrimit tim.

Prandaj krerët e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, duhet pa vonesë të veprojnë. Duhet ta ndryshojnë qasjen, dhe të reflektojnë politikisht në interes të shtetit.

Ajo që kërkohet dhe që duhet bërë është që me shpejtësi të rikalibrohen qëndrimet e Kosovës me  SHBA-të për Ballkanin e hapur, si partikularitet i gjeostrategjise dhe gjeopolitikës qartazi të riformatuara amerikane.

Bashkërendimi me SHBA-të duhet të jetë derivat i vullnetit të sinqertë i politikës së Kosovës, pa egzibicione e akrobacione kontraproduktive.

Qëndrimi amerikan pro Ballkanit të hapur, ku shihet se është komponentë gjeopolitike amerikane, është jo vetëm argument përfundimtar, por mbi të gjitha, për Kosovën është, sikurse do ta quante Ukshin Hoti, një “përshtatje me rrethanat e jashtme” gjithnjë në linjën amerikane.

Vonesa e kthesës së Kosovës ka rrezik të merr konotacion vetizolacionist dhe refuzues të një nisme e cila nga sot e ka mbështetje SHBA-të. Kosova nuk e ka komoditetin, e kapacitetinnhiç se hiç, që të manovrojë kundrejt gjeopolitikës amerikane pasi që vetëm brenda saj fati i Kosovës dhe i shqiptarëve përgjithësisht mund të sendërtojet por që kërkohet edhe konstruktiviteti ynë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mëkurën në Komisionin për Shëndetësi ka raportuar ministri i…