Mbi 1 milion udhëtarë shfrytëzuan Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në pesëmujorin e parë të këtij viti

09 qershor 2022 | 07:45

Mbi 1 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2022.

Në krahasim me pesëmujorin e vitit 2021kjo shifër tregon një rritje prej 95% dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%.

Vetëm gjatë muajit maj 275,770 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në krahasim me muajin maj të vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 91% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 rritja është 41%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia botuese “Olymp” ka nxjerr nga botimi librin “UÇK përballë…