Presidenti polak: Të flasësh tash me Putinin, sikur të flisje me Hitlerin

09 qershor 2022 | 11:55

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka kritikuar liderët e Francës dhe Gjermanisë për telefonatat e tyre me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se ishte si të kishin biseduar me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë bërë dy telefonata me Putinin që kur Rusia, ka nisur një pushtim shkatërrues të Ukrainës.

Telefonata e Macronit ka nxitur zemërimin e Ukrainës duke thënë se Rusia nuk duhet të “poshtërohet” në mënyrë që të ruhen shanset e zgjidhjes diplomatike, shkruan “Reuters”.

Duda, në një intervistë për tabloidin gjerman “Bild” të lëshuar për herë të parë në kanalin e saj në “YouTube”, ka thënë se diskutime të tilla vetëm sa kanë legjitimuar një luftë të paligjshme në Ukrainë.

“A ka folur dikush kështu me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore?”.

“A ka thënë dikush që Adolf Hitleri duhet të shpëtojë fytyrën? Se ne duhet të veprojmë në atë mënyrë që të mos jetë poshtëruese për Adolf Hitlerin? Unë nuk kam dëgjuar zëra të tillë”, ka thënë Duda.

Konflikti në Ukrainë, i përshkruar nga Moska si një “operacion special ushtarak” për të shuar kërcënimet e perceptuara për sigurinë e saj, ka rrafshuar qytetet, ka vrarë mijëra civilë dhe ka detyruar mbi 7 milionë njerëz të largohen nga vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendi ynë…