Lacazette rikthehet te Lyoni
09 qershor 2022
| 12:42
Alexandre Lacazette është larguar përfundimisht nga Arsenali. 31-vjeçari është rikthyer sot në Olympique Lyon, aty ku kishte luajtur para se të përfundonte në “Emirates Stadium”.
Përfaqësuesi francez rikthehet kështu në futbollin francez pas pesë vjetësh. Sulmuesi i rrezikshëm ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin e futbollit francez.
Atij i skadoi kontrata me Arsenalin dhe palët nuk u shprehën të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin. Spekulohej se Lacazette mund të përfundonte në La Liga, por në fund ai e zgjodhi klubin e tij të zemrës. Ai e pati një eksperiencë me formë të luhatshme në Arsenal, por një kohë e përbënte një dyshe të frikshme në sulm me Pierre-Emerick Aubameyang.