Liverpooli konfirmon largimin e Origit

09 qershor 2022 | 12:54

Divock Origi nuk do të jetë më futbollist i Liverpoolit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi anglez komunikoi përfundimin e kontratës së sulmuesit belg. Origi e ka rrugën e lirë për t’u transferuar në Serie A ku do të veshë fanellën e Milanit.

Një operacion ky që sipas medieve italiane është mbyllur prej kohësh, por pritej vetëm përfundimi i kontratës. Ndërkohë në postimin e tij përshëndetës për Origin, Liverpoolit falënderoi lojtarin.

“Divock Origi do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundoj në fundin e qershorit. Faleminderit për tetë vite të mrekullueshme dhe që na le ne me shumë kujtime speciale”, shkruhej në postimin e Liverpoolit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara po konsiderohet si sfidë…