![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/limaj-2.jpg)
Limaj: Skandalet diplomatike të Qeverisë po vështirësojnë rrugën integruese të Kosovës
09 qershor 2022
| 13:18
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar bashkëbisedimin me qytetarë në Vushtrri me temën “Kosova në udhëkryq”.
Ai ka thënë se mungesa e një strategjie konkrete në arenën ndërkombëtare dhe skandalet diplomatike të Qeverisë, po e vështirësojnë rrugën drejt integrimeve evropiane.
“Derisa mungesa e politikave të mirëfillta zhvillimore po rëndon situatën sociale duke vështirësuar jetën e qytetarit kur shporta esenciale ka shënuar rritje të paparë”, ka thënë Limaj.
Kryetari Limaj ka falënderuar të pranishmit për kohën dhe vëmendjen, duke u zotuar se aktiviteti në shërbim të qytetarëve dhe shtetit do të jetë i pandalshëm.