Presidentja Osmani: Kosova moti e ka merituar anëtarësimin në NATO

09 qershor 2022 | 13:17

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka qenë për vizitë në Forcën e Ushtrisë së Kosovës, ku është pritur në takim edhe nga Komandanti Bashkim Jashari.

Ajo, në një konferencë për media, i ka falënderuar ushtarët dhe komandën për punën dhe kontributin e tyre që janë duke e dhënë.

“Kishim takime përmbajtjesore me Komandantin e FSK-së dhe pastaj me shtabin e përgjithshëm i diskutuam të gjitha, çështjen mbrojtjes së Republikës së Kosovës, mandati kryesor i ushtrisë sonë është mbrojtja e shtetit, sovranitetit dhe integritet territorial”, ka thënë Osmani.

Osmani ka theksuar se Kosova ka kohë që do të duhej të anëtarësohet në NATO.

“Ftesa për t’u anëtarësuar në Partneritetin për Paqe në kuadër të NATO-s duhet të bëhet me unanimitet të plotë të 30 shteteve. Jemi duke punuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me shtetet tjera të NATO-s që të binden edhe ato katër shtete anëtare të NATO-s që akoma nuk e kanë njohur Kosovën që mos të parandalojnë anëtarësimin e Kosovës në PPF.  Kosova do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të mund të kontribuojë, jemi duke u përballur më një situatë absurde ku shtete si Serbia dhe Bjellorusia janë PPF përkundër faktit që janë shtete anti NATO, dhe as nuk kanë ndonjë qëllim për t’u anëtarësuar në NATO”.

“Kurse Kosova, shtet që e ka formuar ushtrinë mbi parametrat e NATO-s, me ndihmën e NATO-s akoma nuk e  ka marrë një ftesë të tillë besoj se shtetet se janë të bindura që këto vendime duhet të shihen nga prizmi i sigurisë,  nëse shihen nga ky prizëm Kosova që moti e ka merituar të jetë në PPF dhe në NATO”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Efektet e luftës në Ukrainë rrisin vuajtjet e miliona njerëzve…