Është dashur të kalojë një vit që Lumiri të pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve

09 qershor 2022 | 13:35

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se liderit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, i është dashur të kalojë një vit që ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.

“E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional. Shumë normale kjo. Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se “një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e LV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!”.

“Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies ‘E kapërceva lumin…’ Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti”, ka shkruar Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e rikthyer në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj…