Studentë të Universitetit të Prishtinës, historianë e antropologë ishin pjesëmarrës në Karnavalet e Korçës

09 qershor 2022 | 13:54

Studentët e historisë e Antropologjisë morrën pjesë aktive në manifestimin e quajtur Karnevalet e Korçës.

Kaltrina Restelica studente e vitit të dytë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik Departamenti i Antropologjisë thotë se kjo është një nga manifestimet më interesante në hapësirat kulturore shqiptare.

Erdhëm në kuadër të ekspeditës studimore “Albania Sacra 2002” me kolegë në kuadër të saj vrojtuam dhe morrëm pjesë në një udhëtim mbresëlënës. Ndërsa thotë se Korça ishte një befasi për te, u bëmë gati dhe me kolegë spontanisht morrëm pjesë duke vendosur maska për ti dhënë kuptim udhëtimit tonë.

Them se ka nevojë ky festival ti trajtoj më shumë elementet e kulturësshqiptare pasi  zona ka shumë trashëgimi dhe tradita që lipset të vihen në pah.

Ndryshe studentët e Universitetit të Prishtinës nga Departamentet e Historisë dhe Antrolologjisë morrën pjesë në ekspeditën “Albanisacra 2022” ekspeditë studimore që u drejtua nga profesorët: Muhamet Mala, Bujar Dugolli dhe Arsim Sinani e që në fokus kishte trajtimin e kulturës shqipyare në hapësirat kulturore Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në…