Formacioni i mundshëm i Kosovës
09 qershor 2022
| 14:02
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte përballen me Irlandën e Veriut në kuadër të ndeshjes së tretë në Ligën e Kombeve.
Pas fitores ndaj Qipros (0:2) dhe humbjes së hidhur nga Greqia (0:1), “Dardanët” synojnë t’i rikthehen fitoreve.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Ujkani, L.Kastrati, Rrahmani, M.Kryeziu, Kololli, V.Berisha, Muslija, Dresheviq, Sahiti, Rashica, Zeneli.