![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/A186D7C6-943F-4B31-A014-B71DB046F06B.jpeg)
Korça është e ëmbla e Shqipërisë!
09 qershor 2022
| 14:05
Shkruan: Migena Mustafa
Korça, serenatat korçare, një nga qendrat e artit shqiptar, dhe vatër e ushqimeve më të shijshme tradicionale shqiptare po.
Por përveç këtyre, manifeston një ndër paradat më të bukura të karnavaleve, festën më me plot ngjyrë në botë.
Lagjet e saj ishin kaq të pastra dhe simetrike, që vështirë do gjeni në ndonjë qytet tjetër. Vërejta parmakët karakteristikë me motive të ndryshme që rrethonin oborret e shtëpive në Korçë.
Festa kaploi qytetin dhe përshkoi përjetimin e njejtë tek të gjithë, ishte magjepëse dhe na la për ta dëshiruar. E kjo tregon se Korça është me fat që vendasit kanë ditur të ruajnë traditën dhe qytetin e tyre në stilin e vjetër.
Dhe llojet e tilla të qyteteve jetofshin gjatë!