Lavrov: Ukraina është përgjegjëse për bllokimin e eksporteve të grurit

09 qershor 2022 | 14:06

“Është Ukraina, ajo që po vonon eksportet e grurit duke mos hequr minat nga portet e saj në Detin e Zi dhe jo Rusia”. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm Sergei Lavrov, ndërsa ka akuzuar gjithashtu Kievin për “retorikë militariste”, sipas BBC.

Duke folur në kanalin rus të lajmeve Rossiya 24, ndërsa ishte në një vizitë në kryeqytetin armen Jerevan, Lavrov ka thënë se zhbllokimi i porteve është shumë i thjeshtë.

“Ushtria ruse, për më shumë se një muaj, ka shpallur çdo ditë korridore kalimi të sigurta, të cilat mund të përdoren nga çdo anije pa kushte, pengesa apo rrezik”, ka thënë ai.

Ukraina ka thënë se ka nevojë për “garanci efektive sigurie” përpara se të fillojë dërgesat, duke shprehur shqetësimet se Moska mund të përdorë çdo korridor të mundshëm për të sulmuar nga deti. Lavrov ka thënë gjithashtu se shpreson se Ukraina nuk do të marrë më armë nga Perëndimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Migena Mustafa Korça, serenatat korçare, një nga qendrat e…