Kurti flet për Procesin e Berlinit: Kancelari vjen nesër, e gjallëron atë

09 qershor 2022 | 14:15

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, nesër (e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ardhjen e tij, kryeministri Albin Kurti e ka quajtur një lajm shumë të mirë për Kosovën dhe rajonin.

Kurti ka thënë se kancelari gjerman do të sjellë “gjallërim” për Procesin e Berlinit.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pasi ka argumentuar arsyet e tij për refuzimin e pjesëmarrjes në “Ballkanin e hapur”, derisa edhe një herë ka përsëritur zotimin e tij ndaj Procesit të Berlinit.

“E kemi një lajm shumë të mirë që do të na vijë për vizitë zyrtare nesër kancelari gjerman, Olaf Scholz, me një lloj rifreskimi dhe gjallërimit të Procesit të Berlinit si mision kryesor”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se janë bërë përgatitjet për mikpritjen e kancelarit gjerman.

“Ne do t’i bëjmë mikpritjen më të lartë shtetërore”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loja e zhbllokimit të eksporteve të grurit nga Ukraina, një…