Festë e trefishtë në Kosovë, Nexhmedin Spahiu liston datat e veçanta

10 qershor 2022 | 08:04

Historiani dhe opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se 10 qershori është dita më e shenjtë në historinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka listuar tri festa të rëndësishme, siç janë: Lidhja e Prizrenit, Rezoluta 1244, dhe dita kur presidenti George W.Bush ka shpallur në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur.

Sipas tij, ‘kurdo që në Kosovë të vie në pushtet një qeveri e hajrit’, 10 qershorin do ta zyrtarizojë si ditë kombëtare të Kosovës, në vend të 17 shkurtit.

Postimi i plotë i tij:

Sot është 10 Qershori dita më e shenjtë në historinë e Kosovës. Festë e trefishtë.
Lidhja e Prizrenit (1878).
Rezoluta 1244 (çlirimi i Kosovës, 1999),
Presidenti G.W. Bush shpallë në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur(2007).
Kurdo që në Kosovë të vjen në pushtet në qeveri e hairit, 10 Qershorin do ta zyrtarizojë si ditë kombëtare të Kosovës në vend të 17 Shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot vjen në vizitë zyrtare…