Ministri Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

10 qershor 2022 | 08:09

Në orët e para të ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apandesitit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa gjendja shëndetësore e ministrit Latifi është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiciti”, ka njofuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani dhe opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se 10 qershori…