Qershori historik

10 qershor 2022 | 08:15

Nga: Blerim Reka

10 dhe 12 qershori janë data të shënuara historike. E para, shënon përvjetorin e 144 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. E dyta, 23 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

10 qershori 1878, ishte zëri unifikues kombëtar- tre ditë para Kongresit të Berlinit; si përgjigjje e bashkuar shqiptare, kundër planeve ndarëse të diplomacisë evropiane. Vendimet e padrejta të këtij kongresi, krijuan golgotën shqiptare për një shekull e gjysmë.

12 qershori 1999, ndërkaq ishte Dita D për Kosovën, sikur që 6 qershori 1944 ishte D-Day për Evropën. Pa zbarkimin e forcave aleate në Normandi, nuk do të mposhtej fashizmi Hitlerian, ashtu sikur që pa hyrjen e këmbësorisë së NATO-s në Kosovë, nuk do të mposhtej fashizmi Milosheviqian.

Mirëpo derisa pas Luftës së Dytë Botërore, zyrtarët e Hitlerit ishin dënuar; pas luftës në Kosovë, ministrat e Millosheviqit, jo që nuk u dënuan, por edhe sot e udhëheqin Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se fushat e…