Vizita historike e Scholzit në Kosovë zë edhe ballinat e mediave kryesore ndërkombëtare

10 qershor 2022 | 15:42

Për herë të parë në Kosovë të premten ka ardhur një kancelar gjerman me mesazhe të qarta për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit.

Kjo vizitë në shtetet e Ballkanit, e cila ka filluar me Kosovën është bërë lajm edhe në mediat prestigjioze të huaja.

Gazeta amerikane “The Washington Post” ka vënë  theksin të mesazhi i Olaf  Scholzit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Scholzi i Gjermanisë e nxit Kosovën dhe Serbinë të angazhohen ndaj dialogut”, është titulli i saj.

Ndërsa mediumi anglez “Reuters”, e ka përqendruar theksin tek dhënia e mbështetjes nga kancelari gjerman për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për të rigjallëruar fushatën e tyre të ngecur për një kohë të gjatë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një veprim që synon të lehtësojë tensionet rajonale dhe të shmangë ndikimin e fuqive rivale si Rusia”, ka shkruar “Reuters”-i

Lajme për ngjarjen kryesore në Prishtinë ka shkruar edhe “Associated Press”, “Der Spiegel”, “The Independent”, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kloni i Kim Kardashian, Chaney Jones është veshur si ylli…