Xhaka dhe Bale kërkohen nga Mourinho

10 qershor 2022 | 17:09

AS Roma e ka rikthyer interesimin për mesfushorin shqiptar që është pjesë e Arsenalit, Granit Xhaka. Klubi anglez ka shfaqur interesim për Youri Tielemans dhe transferimi i këtij të fundit do t’i hapte rrugë largimit të Xhakës.

Jose Mourinho ka shprehur interesim edhe në të kaluarën për futbollistin që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, por transferimi i tij në “Olimpico” nuk u realizua asnjëherë.

Një tjetër futbollistë që Mourinho e deshiron në skuadrën italiane është edhe Gareth Bale , i cili do të largohet nga Real Madridi  si lojtar i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka konfirmuar largimin e katër futbollistëve, të cilët më…