Japonia ofron përkrahje në projekte të ndryshme për Mitrovicën

13 qershor 2022 | 16:11

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, së bashku me bashkëpunëtoren e Kay Kurimoto.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga organizata zhvillimore JICA, në krye me Takehara Masayoshi, si dhe drejtoresha e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i informatave në lidhje me qytetin e Mitrovicës, si dhe bashkëpunimi për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Gjatë takimit u diskutuan një sërë projektesh zhvillimore të fushave të ndryshme, në veçanti gjetja e një objekti më të përshtatshëm për hapjen e qendrës rajonale të RTK-së në Mitrovicë, për të qenë më afër audiencës dhe zhvillimeve në komunë dhe në rajonin e veriut të vendit, në përgjithësi.

Fillimisht kryetari Hamza falënderoi popullin japonez për përkrahjen e vazhdueshme që po japin në fusha të ndryshme të zhvillimit, si për Mitrovicën, ashtu edhe për gjithë Kosovën, me ç’rast ai ka ofruar mbështetjen e tij të plotë në hapjen e kësaj zyre rajonale në aspektin e gjetjes së lokacionit të përshtatshëm për funksionimin e saj.

Ndërkaq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka, ka potencuar faktin se do të angazhohet në vazhdimësi që të forcojnë bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës për realizimin e projekteve të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher…