Hasanaj përforcon Ferizajn
Skuadra e Ferizajt që është inkuadruar në BKT Superligën e Kosovës në futboll e ka realizuar edhe një transferim. Mbrojtësi Donat Hasanaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Ferizajt, kurse në edicionin e kaluar ishte pjesë e Dukagjinit nga Klina.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e ri, Donat Hasanaj. Hasanaj ishte pjesë e KF Dukagjinit nga Klina në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e FC Prishtina, KF Flamurtari dhe KF Drita. Klubi ynë i uron mirëseardhje Donatit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
Skuadra që drejtohet nga Arbnor Morina është përforcuar në këtë afat kalimtar edhe me Edon Sadriu, Betim Haxhimusa, Leutrim Rexhepi, Bujar Shabani dhe Astrit Fazliu.
/Veton ZYMBERI/