“Ç’kapje përfundimtare”, Kurti flet si opozitar në 17-vjetorin e themelimit të LV-së

13 qershor 2022 | 16:04

Lëvizja Vetëvendosje (LV) të dielën ka shënuar 17-vjetorin e themelimit.

Faqja zyrtare e Vetëvendosjes në “Facebook” ka shpërndarë disa fotografi nga festa e djeshme e aktivistëve, ku ka marrë pjesë edhe lideri i kësaj lëvizje dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Para aktivistëve, sipas LV-së, Kurti ka thënë se tash është koha e “mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.

“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja, por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, citohet të ketë thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Giorgio Chiellini është njëri prej nesh deri në fund të…