Haliti i reagon Gërvallës: “Nëse s’do të ekzistonte UÇK-ja, serbët do të ishin në Kosovë”

13 qershor 2022 | 16:45

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka shpërndarë një citat të gazetarit britanik, Tim Judah, që kishte mbuluar luftën e Kosovës, i cili kishte thënë se “nëse s’do të ekzistonte UÇK-ja ata (serbët) do të ishin akoma atje”.

Ky reagim i Halitit vjen si kundërpërgjigje për ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në urimin e saj për Ditën e Çlirimit të Kosovës nuk e ka përmendur UÇK-në.

Haliti ka cituar gazetarin Judah të ketë thënë: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të renditet si njëra ndër lëvisjte më të suksesshme guerile në historinë moderne. Brenda nëntëmbëdhjetë muajve nga dalja e saj publike, ajo i përmbushi qëllimet e saj – pasi arriti të nënkontraktojë aleancën më të fuqishme ushtarake për qëllimet e luftës së saj. Në fund të fundit nuk ka rëndësi se si u dëbuan serbët nga Kosova. Ajo që ka rëndësi është se ata kanë qenë në Kosovë – dhe nëse nuk do të ekzistonte UÇK, ata do të ishin akoma atje”.

Gazetari britanik ka shkruar disa libra për gjeopolitikën në Ballkan, shumica prej tyre të fokusuar për Kosovën dhe Serbinë. Përveç Ballkanit, Judah aktualisht është korrespodent për “The Economist” edhe për Kievin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin “Haxhi Zeka” sot është mbajtur takimi i radhës…