Trajneri serb i Malmos ‘frikësohet’ nga Ballkani

13 qershor 2022 | 21:41

Nesër do të bëhet tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Derisa njëra nga skuadrat që mund të ballafaqohet kampioni i Kosovës, Ballkani, është edhe ekipi i Malmos nga Suedia.

Në lidhje me këtë ka folur trajneri serb i Malmos, Millosh Milojevic, i cili është shprehur se do ta kenë të vështirë ndaj skuadrës së Ballkanit.

“Nuk do të jetë plani më i bukur nëse e kemi për kundërshtar, mund ta garantoj. Unë e di se si duken të gjitha planet për Ballkanin. Do të jetë e vështirë dhe ata do të bëjnë gjithçka që munden për të na eliminuar”, është shprehur trajneri serb për expressen.

Ndryshe tërheqja e shortit do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Kosova zhvilluan ndeshjen e fundit kualifikuese të Europianit,…