Shqipëria dështon edhe ndaj Estonisë

13 qershor 2022 | 21:10

Shqipëria nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola 0-0 në miqësoren ndaj Estonisë.

Në “Air Albania” skuadra e drejtuar nga Edoardo Reja zhvilloi një tjetër duel me një ritëm të ulët.

Në pjesën e parë, Vrioni kishte shansin më të mirë me një goditje me kokë, port tentativa e sulmuesit të Juventusit preku traversën dhe shkoi jashtë. Në pjesën e dytë Reja aktivizon Brojën dhe Uzunin, që i japin më shumë ritëm sulmit, por edhe ata nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë.

Endri Çekiçi ju afrua dy herë golit të avantazhit me dy tentativa nga goditja e dënimit, të cilat do të ndaleshin nga portieri Igonen. Kujtojmë që kuzezinjtë vinin me shumë mungesa në këtë sfidë, që duket se i ka shërbyer pak trajnerit Reja për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…