Jahjaga do kampanja vetëdijësimi për sinjalizuesit

26 qershor 2018 | 21:48

Ishte Këshilli Komëbtar i Sigurimit, kur në vitin 2015, presidentja e atëhershme, Atifete Jahajaga që përmendi mbrojtjen institucionale të sinjalizuesve. Në një intervistë për “Rubikon” të “KTV”-së ajo foli për rëndësinë që ka ndryshimi i termit prej informator në sinjalizues.

“Titulli me të cilët u është referuar si informatë e që në të shumtën e rasteve është aluduar në diçka tjetër, në shumë raste janë trajtuar edhe si spiunë. Në një mënyrë i ka dekurajuar sinjalizuesit nëse kanë pasur informacione të denoncojnë një vepër apo një shkelje”, ka thënë ajo.

Jahjaga theksoi se fillimisht duhet të ketë fushata vetëdijesimi për institucionet në mënyrë që të kuptojnë dhe ta njohin ligjin.

“Duhet të ketë kampanja që i parasheh të dy anët e ligjit”, ka thënë ajo duke shpjeguar se këto fushata duhet të përfshijnë edhe ato informacione që tregojnë se çka ndodh në rast të dhënies së një informacioni të rremë apo në rast të shpifjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emrin e Prince Harry e kemi parë shpesh në media…