Drita prezanton Selmanin

14 qershor 2022 | 17:02

Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, Drita pasi e mësoi kundërshtarin në Ligën e Konferencës e prezantoi edhe transferim me të ri, Kastriot Selmani. Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Gjilani për tri vite.

“FC Drita dhe sulmuesi 22-vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare. Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola. Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë. Klubi ynë, FC Drita i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona. Të priftë e mbara, Kastriot”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka fituar 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve…