Haziri pajiset me licencën UEFA PRO

14 qershor 2022 | 17:15

Trajneri i juniorëve të 2 Korrikut, Labinot Haziri është pajisur me licencën UEFA PRO.

Klubi i është gëzuar suksesit të radhës nga trajneri i tyre dhe ka vlerësuar se ngritja e Hazirit tregon se sa më seriozitet punohet në skuadrën e 2 Korrikut.

“Ngritja profesionale e trajnerit Labinot, është sinjal i mirë dhe tregues se me sa seriozitet trajnerët tanë po punojnë, e që më pas kjo punë e tyre po reflekton edhe tek futbollistët e rinj të klubit”, thuhet në njoftimin e 2 Korrikut.

Njoftimi i plotë i 2 Korrikut:

Trajneri Labinot Haziri shënon suksesin e radhës – pajiset me licencën UEFA PRO

Sukses pas suksesi po shënon trajneri “verdheblu”, Labinot Haziri, i cili tash e një vit e gjysmë udhëheq ekipin e juniorëve të 2 Korrikut.

Sot, trajneri 30-vjeçar, është pajisur me licencën UEFA PRO, pas kursit të ndjekur tash e një vit, kurs i cili u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ngritja profesionale e trajnerit Labinot, është sinjal i mirë dhe tregues se me sa seriozitet trajnerët tanë po punojnë, e që më pas kjo punë e tyre po reflekton edhe tek futbollistët e rinj të klubit.

Ky licencim, i merituar për trajnerin e rritur në klubin ‘verdheblu’, vije si rrjedhojë e një pune të madhe të vet trajnerit, i cili shquhet si punëtor i madh dhe fitues i shumë trofeve në futbollin e të rinjve.

Profesorit Labinot, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse ta përgëzojmë për këtë arritje dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në…