Tasholli: Poshtërimi i veteranëve nga LV-ja është bërë normë diskursive

15 qershor 2022 | 15:54

Njohësi i rrethanave politike, Ismail Tasholli, i ka reaguar ashpër shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës.

Tasholli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka komentuar deklaratat e Kusari-Lilës, e cila ka thënë se kishte pyetur Listën Serbe nëse do të marrin pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së, të paralajmëruar të enjten.

“Znj. Kusari-Lila pyeti me cinizëm ‘A do të dalë Lista Serbe në protestë bashkë me veteranët e UÇK-së?’, paçka që përgjigjen e Listës Serbe e kishte në formë vote për t’i përjashtuar veteranët nga paga minimale. Më çuditi që nuk pati asnjë reagim nga veteranët brenda VV-së për këtë poshtërim të rëndë! Po get, poshtërimi i luftëtarëve nga VV-ja është ba normë diskursive”, ka shkruar Tasholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Gjilani kremton festën e vet të veçantë – Ditën…