Rama dhe Abazoviqi takohen me Zelenskyn në Kiev (video)

15 qershor 2022 | 16:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë duke qëndruar në Ukrainë.

Ata para pak minutash janë takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e takimit.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Zelensky krahas pamjeve.

Më herët gjatë ditës, Rama e Abazoviq kanë vizituar edhe zonat e shkatërruara nga lufta në kryeqytetin ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesja e Kupës së Kosovës, Llapi e ka zyrtarizuar edhe…