Ecja në prush lë 25 persona të lënduar në Zvicër

15 qershor 2022 | 16:56

Njëzet e pesë persona janë trajtuar për djegie në Zvicrën veriore pasi kanë ecur nëpër thëngjill të nxehtë si pjesë e një stërvitjeje.

Trembëdhjetë prej tyre janë dërguar në spital dhe janë trajtuar për lëndime më të rënda pas incidentit të së martës në mbrëmje, shkruan “BBC”.

Një përgjigje e madhe emergjente, duke përfshirë 10 ambulanca, ka mbërritur në ngjarjen private rreth orës 18:00. Grupi ka ecur mbi një zjarr me qymyr që ishte disa metra i gjatë, ka njoftuar policia.

Zyrtarët kanë hapur një hetim dhe kanë marrë prova nga vendi, i cili është në gadishullin Au në jug të qytetit të Cyrihut.

Ecja e njohur mbi zjarr bëhet ndonjëherë në kurse motivuese dhe ngjarje bamirësie.

Kjo ngjarje ka përfshinë ecjen zbathur mbi një prush të nxehtë dhe përdoret gjithashtu në shumë pjesë të botës si një rit kalimi ose provë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi…