Grabovci uron pejanët për ditën e çlirimit: Kjo ditë i kushtohet edhe liderëve të UÇK-së
16 qershor 2022
| 11:52
Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka uruar qytetarët e Pejës me rastin e Ditës së Çlirimit.
Ai ka thënë se rruga e vuajtjeve dhe sakrificave është kurorëzuar me lirinë e cila ka ndodhur falë luftës së UÇK-së.
“Të nderuar qytetar të Pejës dhe ju bashkëqytetar anembanë vendit, sot Peja feston ditën e çlirimit. Rrugë me plotë sakrificë e vuajtje, e kurorëzuar triumfalisht nga çlirimtarët me lirinë që sot e gëzojmë. Kjo ditë u kushtohet trimave dëshmorë që janë themeli i lirisë dhe bashkëluftëtarëve që po e mbrojnë atë themel me vendosmëri e dinjitet në betejat e radhës, atje ku po përballen me padrejtësinë. Pejë, urime dita e çlirimit! Ende kemi punë…”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.