![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/rama-dua-lipa.jpg)
“Sunny Hill”, Rama jep një lajm të mirë
16 qershor 2022
| 13:24
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se nga viti i ardhshëm festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë dhe atë do të jetë i përhershëm.
Ai foli në një konferencë për media pasi ky festival u zhvendos në Tiranë.
“Tash e tutje për çfarëdo arsye këtë vit është marrë vendimi të mbahet në Tiranë por nga viti i ardhshëm e tutje do të jetë në Prishtinë i përhershëm”, tha Rama.
I pari i kryeqytetit tha se është faji i qeverisë që festivali s’u mbajt në Prishtinë.