Konjufca udhëton sot për Hagë, do t’i takojë ish-krerët e UÇK-së

17 qershor 2022 | 08:11

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për Hagë. Ai pritet t’i takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, ka njoftuar këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

Para disa ditësh Konjufca tha se Specialja po ua shkel të drejtat ish-krerëve të UÇK-së.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ka deklaruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 20 për qind e fëmijëve kosovarë të moshës 11-16…