Muja: Në grupin parlamentar të LV-së ka më së shumti veteranë

17 qershor 2022 | 08:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja teksa fliste për veteranët tha se në grupin parlamentar të VV-së, mbase mund të ketë më së shumti luftëtarë e veteranë të UÇK-së, ndërsa thotë se në Kuvend dalin e flasin për UÇK-në deputeti Abelard Tahiri e lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Muja në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ata që e kanë dëmtuar më së shumti UÇK-në, po e quajnë Lëvizjen Vetëvendosje antiUÇK.

“Ata që e kanë dëmtu më së shumti UCK-në po na quajnë neve antiUCK. Pak u pshtjell Kosova, u bë e çuditshme. Në grupin parlamentar të VV-së ndoshta ka më së shumti luftërtarë edhe veteranë, e kur del aty në Kuvend e sheh Abelardin e Memlin për luftë. Pak u pshtjell hesapi këtu.

E dyta po i shoh që këta bejlerat, milionerat po vajtojnë shumë paghesat e vogla të veteranëve, qiky është pak pshtjellimi”, tha Muja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike të Kosovës do të mbajë sot konferencë për…