Macron: Ukraina duhet të vendosë për lëshime të mundshme territoriale

17 qershor 2022 | 08:56

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se Ukraina e vetme duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë, si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo varet nga Ukraina. Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, të drejtës ndërkombëtare dhe rrjedhimisht pranë Ukrainës”, tha Macron për televizionin TF1, raportoi Sky News të enjten.

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë vizituan Kievin të enjten dhe ofruan shpresën e anëtarësimit në BE për Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të tij.

Rusia më 2014 ka aneksuar Krimenë, ndërkohë së fundi ka përkrahur dy rajonet separatiste Luhanskun e Donetskun të shpallin pavarësinë, e të cilat i ka njohur vetëm Kremlini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Perëndimin për…