Qeveria jep detaje nga takimi i Kurtit me veteranët e UÇK-së

17 qershor 2022 | 15:42

Me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të premten është mbajtur takimi me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Faton Klinakun, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jasharin, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarët e disa degëve të organizatës së veteranëve të luftës çlirimtare.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltari i kryeministrit për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Aziz Bici dhe kryetari i Komisionit parlamentar për buxhet, punë dhe transfere, Armend Muja.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit në këtë takim është ritheksuar përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.

“U bisedua edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 23-vjetorin e Çlirimit të Vushtrrisë, është mbajtur Akademi Solemne,…