Escobari për ‘Ballkanin e hapur’: Mbështesim nismat për integrime

17 qershor 2022 | 16:58

Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut është duke u diktuar në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor – Manovrimi në kohëra turbulente”.

Në mesin e pjesëmarrësve është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Stuart Peach, i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, e shumë diplomatë të tjerë.

Në fjalën e tij, Escobari ka thënë se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë se të gjitha janë të bashkuar për integrime euroatlantike.

“Kur flasim për sfidat e Ballkanit Perëndimor, ato janë të shumta, por duhet të fokusohemi te mundësitë që kemi këtu e këto janë shumë. Por duhet të ecim përpara me çështjet që po ballafaqohemi në rajon”, ka thënë Escobari.

Ai ka siguruar se ShBA-ja është përkrahëse në këtë çështje, raporton “RTKlive”.

Sipas Escobarit, më e rëndësishme është zgjerimi evropian, e NATO të përfshijë pjesët tjera.

“Ajo çka ka bërë BE-ja ka të bëjë me paqen që edhe kjo pjesë të jerm më paqësore dhe demokratike”, ka thënë diplomati amerikan.

Escobari është shprehur se për të qenë kandidat për anëtarësim në BE, një vend duhet të dijë se i jep shumë përfitime njerëzve.

“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht edhe me te gjitha standardet tjera dhe duhet të jetë pjesë e BE-së dhe mundësi për gjeneratat e reja”, ka thënë ai.

I emëruari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se mesazhi është që edhe pse njerëzit janë të fokusuar për procesin e kornizës politike, sot progresi po ndodh edhe në vendet tjera.

“Prandaj e gjithë kjo bën që të them se Ballkani Perëndimor ka sukses”, ka thënë Escobari.

Ai ka folur edhe për nismën e “Ballkanit të hapur”.

“‘Ballkani i hapur’, derisa është i drejtuar në integrimet evropiane, atëherë ne jemi për ta mbështetur”, ka thënë Escobari.

Ai ka thënë se pjesa tjetër e mbetur është punë e vendeve të rajonit.

“Derisa ‘Ballkani i hapur’ përmbushë këto, ne e përkrahim atë dhe të gjitha iniciativat e tjera që na bashkojnë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Podujevës janë vendosur sinjalistikat për ndalimin e…