Gërvalla në forumin e Prespës: Kosova po bën aq sa po mundet që të afrohet me NATO-n

17 qershor 2022 | 17:01

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se orientimi kryesor i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në Forumin e Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, kryediplomatja Gërvalla, ka thënë se nëse BE-ja dëshiron më shumë siguri, duhet të bëjë hapin për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor brenda, siç e quajti ajo, ombrellës së saj.

“Shumica prej nesh në Ballkanin Perëndimor ka treguar se orientimi jonë është pro-evropian, pro-NATO dhe pro-Perëndimor. Prandaj ky orientim duhet të jetë kryesor, të mbahet dhe lejohet që të rrjedhë deri te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Siguria nuk është vetëm për armët, por gjithë aspektet që ballafaqohemi çdo ditë. Nëse BE-ja është e interesuar të kemi më shumë siguri, atëherë duhet që të bëjnë hapin, të kyçin Ballkanin Perëndimor në BE”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka thënë se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që të afrohen në strukturat e NATO-s.

“Kosova po mundohet të afrohet në strukturën e NATO-s aq sa po mundet, marrë parasysh se katër shtete anëtare të NATO-s nuk na njohin. Nuk është gjë e lehtë, por ne duhet të luftojmë dhe jemi më afër njëri-tjetrit, pasi Kosova dhe NATO janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin. NATO është pjesë e historisë së Kosovës dhe është prezente në Kosovë”, ka thënë ajo.

Në panelin e diskutimit për Ballkanin Perëndimor ishte edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, derisa ka shprehur përkrahjen për iniciativën rajonale “Ballkani i hapur”. /ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në…