![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/5B0A290B-1BDC-47AA-8216-FA1AF6CF6532.jpeg)
Kryediplomati turk viziton sot Kosovën
18 qershor 2022
| 10:46
Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Jashtme ka bërë me dije se sot në Kosovë do të vij për vizitë shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.
Atë në aeroport do ta pres ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, pasdite në orën 17 e 30.
“Z ëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, sot do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të MPJ-së.