Real Madridi kërkon të zgjasë kontratën e Benzemas

19 qershor 2022 | 10:19

Real Madridi shpreson të sigurojë të ardhmen e tyre në lidhje me Karim Benzema duke i dhënë atij një vit tjetër shtesë në kontratën e tij.

Pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re vetëm në vitin 2021, sipas gazetës Sport, Los Blancos tashmë janë angazhuar në bisedime të reja për të zgjatur marrëveshjen e tij, e cila aktualisht zgjat deri në vitin 2024. Në kohën kur zgjatja hipotetike përfundon, Benzema do të ishte 37 vjeç.

Megjithatë, Benzema është përmirësuar me kalimin e moshës. Veterani francez shijoi ndoshta sezonin e tij më të mirë ndonjëherë, duke shënuar 44 gola në 46 ndeshje dhe duke dhënë 15 asistime në këtë sezon.

Padyshim, pika kryesore në sulmin e Real Madridit, asnjë lojtar në skuadrën e tyre nuk mund të marrë më shumë merita për dy trofetë e fituar, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Për sa i përket kohës, Real Madridi po planifikon sulmin për vitet e ardhshme. Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, e cila hyn në fuqi në vitin 2024 dhe ata tashmë po mendonin për një marrëveshje.

Po kështu, kontrata e nënshkruar së fundmi e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain skadon në vitin 2025 dhe Florentino Perez nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëjë një lëvizje për të në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë në takim…