![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Islam-Selmani.png)
Islam Selmani shpallet kampion i Evropës për junior
19 qershor 2022
| 17:30
Islam Selmani është shpallur kampion i Evropës.
Selmani ka triumfuar në Kampionatin Evropian për kadet, junior dhe U21, që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.
Karateisti ynë shënoi pesë fitore në kategorinë e juniorëve në këtë garë.
Islam Selmani triumfoi në kategorinë deri në 55 kilogramë.