FLAKA E LOTIT…
Shkruan: Bedri Halimi
(Femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë)
Nuk e di, a je zgjuar apo fjetur
Në tokë, zëri i shiut na ngushëllon
E Ti, duhet ti besosh njeriut gjithmonë
Ç’është ky zë sonte?!
Nata shkoj, e Ti pse rri në pagjumësi?
Qetësi!
Ke nevojë të flesh shenjtëreshë
Barbarët ikën – fli!
Përpara fytyrës Tënde, tymi mbi qytet u ngrit
E Unë rri në mes të udhës,
Ëndërroj për ty
Mos vështro nga vdekja
Të kam thënë se dashuria mort nuk ka!
Tirani, vdiç dje nga mjerimi i egërsisë së tij
E buzëqeshja jote, i thotë ik dhembjes!
Mos qaj
Ti e do jetën – më shumë se natyrën
Ti je duke ardhur çdo ditë!
Ti s’je gënjeshtare
Pagjumësinë mposhte me guxim shpërthyes
Edhe në ditët që vijnë
Ti nuk ik as nga lypësit e as nga mbretërit!
Nuk je e vetme në asnjë kohë!
Barbarët vranë veten Mike!
Dhe mbetën përjetë jashtë loje
E Ti erë pranvere mbete
Ti, trendafil i Tokës – je shumçka
Nuk ishe ikanake në asnjë stinë
Vjedhësit e trëndafilave këndojnë këngën e qyqes
Mjerim i jetës së tyre mbetën
E kënga jote mbeti këngë fantazmash
Për ata që shkuan e s’kthehen kurrë!
Edhe Shiu e Toka, me lotë qanë për ty
E Ti, përherë do të jesh
Aty, ku mendja prore rri pa frikë
Hiqe lotin nga sytë e Tu!