Trump poston video kur “godet” Bidenin në kokë me topin e golfit | Video

19 qershor 2022 | 19:07

Ish- Presidenti i SHBA Donald Trump ka postuar një video të edituar në rrjetin e tij social “Truth” ku shihet duke goditur në kokë me një top golfi presidentin aktual Joe Biden dhe e rrëzon atë nga biçikleta. Të dyja videot janë në kohë të ndryshme dhe janë bashkuar.

Biden u rrëzua nga biçikleta ditën e shtunë, kur u ndal në fund të një shëtitjeje për të përshëndetur gazetarët dhe mbështetësit. Ai nuk u dëmtua fizikisht.

“Unë jam mirë,” u tha Biden gazetarëve pasi agjentët e Shërbimit Sekret e ndihmuan shpejt atë.

Videoja e rreme ka zemëruar shumë përdorues të Twitter, të cilët thonë se Trump nuk tregoi as klas, as respekt duke e publikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i Hollivudit, Ben Stiller, i cili është ambasador i…